Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi. Denaj theksoi se bujqësia ka marrë vëmendje të madhe nga qeveria, ndërsa theksoi se janë trashëguar problematika të mëdha.

“Nëse flasim për subvencione nuk janë më shumë për 2024. Por në Kosovë nuk ka nevojë për të ruajtur tokën bujqësore nga infrastruktura. Ne kemi një gjeografi të ndryshme nga Kosova. Unë e thashë që është 45% e gjithë buxhetit. Sot kam diku 85 projekte në infrastrukturë ujitje kullimi. Dhe në 2029 sipërfaqja të jetë 100 % e ujitur. Këtë vit kemi 30 milionë euro vetëm për infrastrukturë ujitje dhe kullimit. Por të mos themi që bujqësia nuk ka mbështetje. Ne po punojmë edhe në atë që quhet formalizim ekonomie. Unë jam duke nxitur bashkimin e operatorëve…Ky është një proces zhvillimi…”, tha ajo.

Gjithashtu ajo shtoi bujqësia ka peshë të madhe në ekonomi.

“Rritjen ekonomike e kemi 4.09 % në Shqipëri dhe është një nga rritjet më të mëdha në rajon. Shqipëria ka një rritje shumë eksponenciale ekonomike. Bujqësia është 16.22 % dhe nuk kemi nevojë ta kuotojmë bujqësinë në kontekstin negativ. Duhet të shikojmë sa është ne Europë bujqësia. Fenomeni që bujqësi kontribuon më pak në produktin e brendshëm bruto nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Eksportet në sasi janë rritur me 20 % në 2024 dhe janë rritur në vende të Bashkimit Europian… Eksportet tona vijnë nga fruta perime e peshkimit”, tha ajo./e.t

Të fundit

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik, BE dhe NATO në gatishmëri

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po...

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin...

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në...

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja...

Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve  të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve...

Lajme të tjera

Web TV