Ankthi te të rinjtë, psikologia ngre alarmin: Konsiderohet sëmundje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adoleshenca është një periudhë e vështirë dhe shpesh shoqërohet me ankth dhe depresion.

Kur këto gjendje bëhen të përhershme, ato mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e adoleshentëve. Psikologia Erma Bruci, e ftuar në një studio televizive, theksoi se ankthi tek të rinjtë është një çrregullim emocional që duhet trajtuar si një sëmundje.

Ajo shpjegon se ankthi është një gjendje e cilësuar si sëmundje pasi është diçka që nuk mund ta kontrollojmë dot vetë, ashtu siç ndodh me varësitë ndaj duhanit apo alkoolit.

“Unë do ta filloja se pse shfaqet ankthi dhe çfarë është kjo sëmundje. Ankthi është moskontroll emocional.

Një kontroll emocional që ne na ndodh është mosfurnizimi i trurit me oksigjen, Por si ta kuptojmë këtë, se shume veta më kanë thënë se pse e quaj sëmundje. Çdo gjë që nuk e kemi ne në dorë quhet sëmundje.

Ankthet janë mendime negative që na vijnë të pakontrolluara dhe na fusin në ndjenjën e frikës.

Pse unë e them se është sëmundje dhe e këmbëngul, do ju jap në shembull. Në rastin që ne jemi duhanprirës ose pimë alkool, atëherë ky është ves, edhe pse mjeku thotë nuk duhet ta pini se ju sjell një dëmtim në mushkëri ose mëlçi, atëherë ne e lëmë.

Por në rastin tonë, kur kemi mendime negative, ne nuk e lëmë dot, se nuk e kemi në dorë ta bëjmë, ato janë aty. Pra, ne nuk e kemi në dorë që ti themi stop dhe ato të ndalojnë.

Masa e madhe e njerëzve nuk e kupton se çfarë është athi.

Një prind psh i thotë fëmijë, jemi forca vetes, lufto vet, shko në shkollë, edhe unë i kam bërë vet këto. Kjo i shkakton menjëherë fëmijës ankth, në rastëse ne nuk na përkrah familja, nëna, dhe thotë nuk ke gjë, të gjitha këto na bëjnë ne që ankthi të na shtohet dhe me tepër.”

Psikologia përmend disa shkaqe që çojnë në ankth tek adoleshentët, teksa kritikon ashpër sistemin arsimor dhe familjar, duke theksuar se shpesh shkolla dhe familja nuk janë të vetëdijesuar për ndikimin që ka mungesa e mbështetjes emocionale.

Lexo edhe :  ‘Vdes Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që...

“Shpesh kam debate me prindërit e pavetëdijesuar. E para duhet të kuptojmë se pse vjen akthi. Ajo vjen nga disa drejtime. Së pari kur ai jeton në një dhunë psikologjike dhe fizike, një fëmijë i cili përbuzet ose bullizohet nëpër shkolla, përballja me një vdekje, për shkak të në tradhtisë në adoleshencë se ata nuk e kuptojnë dashurinë dhe hasin në zhgënjime.

Do thoja këtë aq shkolla nuk e ka bërë punë e duhur dhe mbi të gjitha familja. Një fëmijë që nuk di se çfarë dashuria, seksi, kur bën për herë të parë seks një adoleshent, vazhdon të jetë kjo një temë tabu.”

Tutje, psikologia Bruci sqaron se kur duhet ta pranojmë se kemi të bëjmë me një ankth të vërtetë.

“E para kemi mendimet negative që na fusin në ndjenjën e frikës.

Si ta kuptojmë që jemi në ankth, e para kemi mendime negative që na çojnë në mbylljen e vetvetes, nuk duam të dalin, nuk duam të futemi te psikologjia e turmës, mbyllemi në vetvete, nuk duam të komunikojmë, na humb përqendrimi, kemi marrje mendsh, kemi bllokim të trurit, të pjesës së pasme të qafës, etj.”/kb

Të fundit

Vlorë, bashkia “fal” tokat për pallate

Në këshillin Bashkiak të Vlorës ka dështuar tentativa e tretë që dy firma private të përfitonin tokë shtetërore nëpërmjet...

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ do të vendosë kamera në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë me dije se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9...

FMN ngre alarmin për pensionet në vend/ Skema e tanishme duhet reformuar!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet në...

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit politikë, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku në qendër të diskutimeve...

Lamtumira e Anastasit/ Rama e Mitsotakis takim ‘kokë më kokë’ pas ceremonisë

Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit Anastas, pati një takim kokë më kokë midis Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës. Pas përfundimit të funeralit të Kryepiskopit...

Lajme të tjera

Web TV