Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë,do të njihen patentë shoferët e njëra-tjetrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentë shoferët në të dyja shtetet.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.

Së voni, në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë se si mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit. /K.K

Të fundit

Do të jetë 650 milionë euro, Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri

Shqipëria nisi të martën procedurat për marrjen e Eurobondit të ri. Ai do të jetë me vlerë 650 milionë...

Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan

Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj nëpërmjet postimeve në rrjetet...

Dy anije dhuratë nga Italia/ I shtohen flotës shqiptare për monitorimin në det

Italia i dhuron Shqipërisë dy anije të klasit “Vedeta 2000”. Anijet si donacion i Guardia di Finanzza, i shtohen flotës shqiptare për monitorimin në...

Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi një takim me nënkryetarët e...

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar,...

Lajme të tjera

Web TV