“X Æ A-12”, Elon Musk zbulon kuptimin e emrit të çuditshëm të djalit të porsalindur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. Miliarderi i teknologjisë, Musk dhe partnerja e tij Claire Boucher kanë mirëpritur fëmijën e parë të çiftit, dhe i kanë vendosur emrin më të çuditshëm që mund të kemi dëgjuar ndonjëherë.

Shumë njerëz në rrjetet sociale janë duke pyetur nëse emri i djalit të Musk është legal dhe çfarë do të thotë në të vërtetë.

X Æ A-12, nuk është një emër ‘normal’, por një seri shkronjash dhe numrash që kanë një kuptim specifik për modulin e teknologjisë së Afrikës së Jugut dhe partneren e tij Grimes.

Djali që lindi më 4 maj të këtij viti, është quajtur X Æ A-12. Në fillim të gjithë menduan se çifti po bënte shaka, por e ëma la të kuptohej që e kishin shumë seriozisht, duke shpjeguar dhe kuptimin e tij në ‘Twitter’.

“X është ndryshorja e panjohur që shihet shpesh në matematikë. Æ i referohet shqiptimit të njëmbëdhjetë të Ai, simboli që përdoret shkurt për Inteligjencën Artificiale dhe gjithashtu nënkupton dashuri në japonisht. Ndërsa A-12 është avioni i preferuar i çiftit- një Lockheed-dhe një pararendës i një SR-17, i njohur si ‘Blackbird’.

Asnjë armë, as mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madje në betejë, por jo e dhunshme.”, shpjegoi Grimes në ‘Twitter’.

32-vjeçarja shtoi gjithashtu se shkronja ‘A’ i referohet edhe Archangel, këngës së saj të preferuar./Burimi: The Sun /Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Lajme të tjera

Web TV