Pse po rritet euro?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë.

Monedha europiane ka kapur kuotën e 100 lekëve, duke u vlerësuar me rreth 3 lekë vetëm në ditët e fundit. Ky është niveli më i lartë i euros që prej korrikut të vitit të kaluar. Por si shpjegohet ky forcim i beftë i euros? Cilat janë arsyet?

Sipas të dhënave nga agjencitë e këmbimit valutor, në treg ka një shtim të sasisë së lekut, për shkak të pagesave që ka bërë qeveria këtë muaj nga buxheti për prokurimet e fundvitit. Nga ana tjetër, sasia e euros në qarkullim është tkurrur, pasi turistët kanë qenë më të paktë, si pasojë edhe e përkeqësimit të motit. Paralelisht, është rritur kërkesa për euro nga bizneset që kanë bërë blerjet e fillimit të sezonit.

Por a do të vijojë rritja e euros? Një pyetje që vlen 1 milion dollar, por gjasat janë për një forcim të mundshëm, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet në prag, ku shtohet sasia e lekut që hidhet në qarkullim. Lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit ka reaguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin për Shqipërinë, publikuar pak ditë më parë, FMN vlerëson se nëse kursi i këmbimit do të marrë një kthesë të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022, kur euro ishte mbi 120 lekë,  do të ndikonte negativisht në sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë. (Aurora Sulçe)

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV