“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për shtetësi kosovare, ndonëse ligjet e Norvegjisë nga viti 2020 lejojnë shtetësinë e dyfishtë.

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka kritikuar këtë fakt, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit duhet të ballafaqohet me qeverisjen e tij, sikurse qytetarët e tjerë të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet ta shijojë fëmija i saj arsimin e Kosovës, që ia servon bashkëshorti i saj. Familja, gruaja, duhet të jetë pranë kryeministrit, sidomos kur ai çdo ditë e ka plot gojën luftë, armë e bukë”.

“Ata duhet të jenë këtu sikurse familjet tona, sepse nëse do të ketë luftë, siç e proklamon çdo ditë kryeministri, duhet ta shijojnë edhe ata”, tha Retkoceri, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërkohë, gazetari Ardian Gaxherri e ka cilësuar këtë si një anomali për shtetin e Kosovës.

“Kjo është një anomali për shtetin e Kosovës. Fakti që nuk ka shtetësi të Kosovës, përveç se është ofendim për ne, është ofendim edhe për kryeministrin. Nuk është në gjendje ta respektojë atë dhe ta mbështesë”, ka deklaruar Gaxherri./kb

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

Të fundit

Ja se si Hakerët dhe 007 shohin, lexojnë dhe përgjojnë jetën tonë

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (SHBA) ka lëshuar një këshillë për sigurinë kibernetike që dy pajisje "CMS8000" nga...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Për shembull, shumë prej...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha se Reforma në Drejtësi ka...

Lajme të tjera

Web TV