Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se kjo do të shërbejë si presion ndaj atyre që guxojnë të blejnë votat.

Sipas Koçit, ish kryeministri Sali Berisha, kërkon të ketë një grup të tijin në Partinë Demokratike, për t’u përballur me SPAK.

“Lajm i mirë, presion ndaj atyre që guxojnë, mendojnë se do të blejnë votat, apo të bëjnë presion të votuesit, apo të falsifikojnë votimet. Unë mendoj se po, për këtë aspekt të zgjedhjeve ka një zhurmë shumë të madhe. Zgjedhjet në përgjithësi, kanë pasqyruar votat e popullit. Edhe nëse ka fenomene sporadike që nuk ndikon rezutlatet e zjdhjeve, çdo akt duhet dënuar. Procesi duhet të jetë shumë transparent. Këtë nuk e bën vetëm SPAK, duhet koordinim i mirë me SPAK dhe me prokuroritë e tjera. Kjo duhet bërë patjetër. Berishës i duhet një grup kundër SPAK, që të jetë kundër drejtësisë. Ky është problemi që ka Partia Demokratike sot. Përqindja, ose preferenca politike është e njëjtë”, theksoi ai./kb

Të fundit

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha se Reforma në Drejtësi ka...

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e...

Veriu i Shqipërisë më “dembel”? Ekspertët: Banorët në intensitet të ulët pune

Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë zonë, afro 92% e banorëve...

Lajme të tjera

Web TV