Arratiset i burgosuri nga burgu i Shën Kollit në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte dërguar për kurim në spitalin e burgut.

Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë. Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021.

“Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit”, njoftuan autoritetet.

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Për ngjarjen është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij. /e.t

Të fundit

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili...

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave. Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me...

Lajme të tjera

Web TV