Efiçenca e drejtësisë, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025.

U miratuan 8 inspektime që do kryhen gjatë këtij viti, konkretisht 7 inspektime tematike dhe 1 institucional.

Sipas njoftimit, edhe këtë vit, inspektimet mbeten prioritet i ILD-së për të matur eficencën e drejtësisë në vend dhe shtrihen në gjykata e prokurori në gjithë vendin.

Temat e inspektimeve janë përzgjedhur nga konstatimet e evidentuara në ankesat e qytetarëve në ILD, por edhe propozime që institucione si Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përcjellë pranë ILD-së.

Njoftimi:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025.

Për të dytin vit radhazi, inspektimet tematike dhe institucionale janë prioritet i punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si instrument për të matur eficencën e drejtësisë në vend, por edhe konkluzion i takimit të posaçëm të punës, i mbajtur tetorin e kaluar, me Njësinë e Inspektorëve e atë të Ndihmës inspektorëve, për të  adresuar gjetjet e dokumentit “Pozicioni i përbashkët i Bashkimit Evropian”, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për grupkapitullin e parë themelor.

Zvarritja e proceseve të punës nga gjyqtarë e prokurorë ka qenë shkaku i evidentuar më shpesh, tek ankesat, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2024, nga qytetarë por edhe institucione, të cilat kanë përcjellë propozime për inspektime tematike.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u evidentua, se nga përpunimi i të dhënave mbi ankesat për gjykatat, numrin më të lartë të ankesave të shqyrtuara nga ILD, me objekt “zvarritje”, e ka Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe Gjykata Administrative e Apelit.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, gjykatat për të cilat nuk është paraqitur asnjë ankesë për zvarritje janë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Nga zyrat e Prokurorive, numri më i madh të ankesave të trajtuara me objekt “zvarritje”, i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke vijuar me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, prokuroritë për të cilat nuk ka patur asnjë ankesë për zvarritje, janë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Duke diskutuar mbi këto të dhëna dhe konstatimet e Njësisë së Inspektorëve dhe asaj të ndihmës-Inspektorëve, gjatë shqyrtimit të këtyre ankesave në faza të ndryshme pune gjatë vitit 2024, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi gjithsej 8 inspektime për t’u realizuar në vitin 2025, 7 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Shtohen masat e sigurisë, “blindohet” parlamenti (VIDEO)

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht:

Inspektimi tematik “Ndarja e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik” do të realizohet në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”. Inspektimi pranë këtyre gjykatave do të kryhet në periudhën 01.04.2025-31.12.2025.

Inspektimi tematik “Mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve për periudhën 01.01.2024- 31.12.2024.” do të kryhet pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ky inspektim do realizohet në periudhën 01.04.2025 – 31.12.2025.

Një inspektim tematik, pjesë e strategjisë së drejtësisë 2025- 2030 dhe e udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës, në kuadër të procesit të integrimit në BE është ”Dokumentimi nga gjyqtarët i informimit të palëve rreth mundësisë për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim për periudhën 01.05.2024 – 31.07.2024. Ky inspektim do kryhet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjatë periudhës 10.02.2025 – 31.03.2025.

Inspektimi institucional “Mbi procesin e qarkullimit të dokumentacionit nga momenti i regjistrimit në sekretari, deri në përfundimin e trajtimit të tij” do kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024. Inspektimi do realizohet prej datës 15.04.2025 deri në 15.09.2025.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u diskutuan propozimet e ardhura nga institucionet si Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe u miratuan inspektimet tematike, konkretisht:

Inspektimi tematik “Mbi trajtimin e materialit kallëzues nga prokurori, në kuadër të elementeve të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”, do kryhet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, nga data 01.04.2025 deri në 30.10.2025.

Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore do analizohet me inspektimin tematik “Mbi kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore me palë kundërshtare për periudhën  01.04.2024 – 30.06.2024”,  në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe do kryhet nga data 15.04.2025 deri në 15.11.2025.

Inspektimi tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për periudhën  01.04.2024 – 30.06.2024.” do realizohet në periudhën 01.04.2025 – 30.09.2025.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve ka miratuar propozimin e ardhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke përcaktuar inspektimin tematik “Mbi çështjet e proceduara për herë të parë me kërkesë ose vendimmarrje të prokurorit për pushim për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2024 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Ky inspektim do realizohet në harkun kohor 01.03.2025 -31.10.2025./e.t

Të fundit

Pas asaj që përjetoi,a do futej sërish Fifi si banore në “Big Brother VIP Albania”?

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve...

Trump shpjegon pse dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka seriozisht në dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara në një...

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Lajme të tjera

Web TV