Messi triumfon sërish, rekord asistesh në 10 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi mund të quhet pa frikë lojtari i dekadës që po mbyllim.  Argjentinasi është cilësuar sipas “Corriere della Sera” si një nga 20 sportistët e këtij 10-vjeçari.

Sulmuesi ka arritur që të shënojë 579 gola duke ia kaluar kështu rivalit të tij portugez, Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar 554 herë portat e kundërshtarëve.

Messi hyn në dekadën e re me plot gjashtë  Topa të Artë, arritje që nuk është realizuar nga asnjë deri më tani në historinë e këtij sporti.

Tashmë argjentinasi është  cilësuar edhe si asistuesi më i mirë dhe me numrin më të lartë të topa që u ka përcjellë shokëve të skuadrës. Ai ka kontribuuar në realizimin e plot 136 golave të realizuar nga miqtë e tij, duke lënë kështu pas Angel Di Marian me 108 asiste./Përgatiti: Fjala.al/

Lexo edhe:
Statistikat/ Messi apo Ronaldo, cili është golashënuesi i dekadës?

Të fundit

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit...

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV