Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt.

Hapi i radhës është ndryshimi i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar edhe kritere motivuese të performancës në punë, aq shumë të përmendura nga kreu i qeverisë, e po ashtu një kombinim midis punës në zyrë dhe në shtëpi do të jetë një tjetër mekanizëm motivues për të kënaqur punonjësit aktualë dhe për tërhequr të rinj të talentuar. Të gjitha këto janë të parashikuara në “Draft-strategjinë Ndërsektoriale në Administratën Publike 2024- 2030”, të hedhur për konsultim publik.

PUNA HIBRIDE

Zbatimi i orarit fleksibël është parë si start drejt aplikimit të punës hibride dhe në distancë, njëjtë siç u bë gjatë periudhës së pandemisë.

“Në reflektim të angazhimit të Qeverisë shqiptare për të krijuar një mjedis pune dinamik, mbështetës dhe motivues për punonjësit e administratës publike, dialogu me nëpunësit për mbledhjen e nevojave dhe vlerësimeve të tyre për ndërhyrjet e planifikuara vijon të udhëheqë punën për zhvillimin dinamik të paketës, për të siguruar zbatimin e saj progresiv dhe efikas, në përgjigje të nevojave reale të nëpunësve publikë”, thuhet në draft-strategjinë institucionale për administratën publike.

Qeveria vë në dukje se do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël, që është në zbatim prej gushtit 2024, si një mekanizëm i rregullt dhe lehtësisht i aplikueshëm, që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë. Në po të njëjtin drejtim do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione apo pozicione specifike, me qëllim tërheqjen e personave nga sektori privat, që nuk mund të punësohen me kohë të plotë në administratë, si dhe të kategorive të tjera të personave që nuk mund të angazhohen sipas orarit standard.

RISHIKIMI I PAGAVE

Krijimi i një shërbimi publik tërheqës inovativ dhe konkurrues në treg, sipas qeverisë, mbetet një prioritet kryesor, i cilido të adresohet më tej përmes integrimit të mëtejshëm të inovacionit në punën e përditshme të administratës publike, si dhe përmes rritjes së mëtejshme të pagave.

Lexo edhe :  Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, reforma e suksesshme e rritjes së paga ve në shërbimin civil duhet të avancojë me adresimin e çështjeve sistemike në klasifikimin e vendeve të punës, progresionin e pagave dhe shtesat e veçanta”. Por jo vetëm kaq. Krahas rritjes së pagave qeveria synon në strategji edhe ndryshim të strukturës së pagës përmes ndryshimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar edhe kritereve motivuese të performancës në punë.

“Në përputhje me këtë qasje, procesi i vlerësimit të performancës individuale të nëpunësve do të rishikohet dhe do të zbatohet praktikisht, duke u harmonizuar me objektivat e përgjithshme të performancës institucionale”, citohet në strategji.

Edhe puna hibride, përpos pagave është një mekanizëm i ri për të vijuar rritjen e motivimit të nëpunësve publikë. Nga viti i kaluar janë implementuar dy ndryshime kryesore në kornizën ligjore dhe rregullatore. Së pari, fleksibiliteti i orarit të punës përmes miratimit të ndryshimeve në VKM-në rregullatore për orarin e punës dhe periudhat e pushimit për administratën shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

“Ndryshimet e miratuara synojnë të ofrojnë më shumë fleksibilitet në orarin e punës, duke përmirësuar balancën punë-jetë, veçanërisht për prindërit, duke u mundësuar atyre përshtatjen e orarit të punës me shërbimet sociale për fëmijët (çerdhe/shkollë), ndërkohë që ruhet produktiviteti brenda institucioneve publike”, thuhet në dokument.

Së dyti, është shtuar fleksibiliteti mbi pushimet vjetore, përmes ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin e Punës, të cilat kanë hequr kufizimin që ndalonte punonjësit e administratës publike të merrnin pushime vjetore më pak se një javë kalendarike. Referuar dispozitave në fuqi tashmë, pushimet vjetore janë 22 ditë pune, me 2 ditë shtesë të dhëna për të gjithë punonjësit./   S,M

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/Ja si ta përdorni

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. Analisti u shpreh...

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më...

Nuk ka CDU, që të sjell në pushtet

Nga ARTUR AJAZI Mitingjet dhe tubimet fallco, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën. As premtimet dhe propaganda buzë tregjeve të fruta-perimeve, nuk e sjellin...

Lajme të tjera

Web TV