Cilat janë vendet ku mund të dërgohen palestinezët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që të përgatisë një plan për të mundësuar “zhvendosjen vullnetare të popullatës nga Rripi i Gazës”, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për boshatisjen dhe rindërtimin e enklavës së shkatërruar nga lufta.

Këtë e raportojnë mediat e shteti hebre. “Popullatës në Gaza duhet t’i mundësohet të gëzojë lirinë e lëvizjes dhe të emigracionit”, thekson Katz.

Në të njëjtën kohë, ministri pretendon se do të vihet në zbatim propozimi për rindërtimin e një Gaze të çmilitarizuar, në epokën pas Hamasit, “një projekt që do të marrë shumë vite për t’u përfunduar”.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe i ka ofruar mbështetjen e plotë të SHBA-ve, teksa bëri thirrje për zgjidhje inovatore për Gazën.

Sakaq, mediat ndërkombëtare po raportojnë se administrata Trump po vlerëson 3 zona të mundshme për të strehuar refugjatët e enklavës palestineze, pasi presidenti prezantoi planin e tij, siç tha për ta shndërruar Gazën në Rivierën e Lindjes së Mesme. Pas refuzimit nga Egjipti dhe Jordania, tashmë po vlerësohen shtete si Maroku, Somaliland dhe Puntland.

Ajo që është e përbashkët mes këtyre opsioneve, sipas raportimeve, është nevoja e fortë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pasi dy territoret po kërkojnë njohjen ndërkombëtare dhe Maroku ka një kontest territorial mbi Saharanë Perëndimore.

Megjithatë, Irani është bërë shteti më i fundit që refuzon kategorikisht planin e Trump për dëbimin e palestinezëve, që është dënuar nga mbarë bota Arabe, Bashkimi Europian, Kina, Rusia dhe Britania. Duke parë reagimet që ka nxitur, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka nxituar që sqarojë se plani i Trump për Gazën nuk duhet të merret si një lëvizje armiqësore.

Lexo edhe :  Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë

“Është e qartë se personat duhet të jetojnë në ndonjë vend tjetër sa të ndodhë rindërtimi. Por ajo që Trump ka ofruar me bujari të madhe është heqja e bombave, rimëkëmbja infrastrukturore, rindërtimi i shtëpive dhe bizneseve, në mënyrë që personat të mund të kthehen”, theksoi Rubio. Kjo lëvizje është lexuar si një tërheqje taktike e SHBA-ve nga plani./    S,M

Të fundit

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

“Më kujtohet hera e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës”:Korridori i zhytur në tym duhani

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV