Pranga vlonjatit në Fier, ja çfarë i gjeti policia poshtë sediljes së makinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka vënë një pranga një vlonjat pasi në makinën e tij është gjetur një sasi kokaine.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet riu K. Ll., banues në Vlorë. Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, kur është ndaluar nga uniformat blu.

Në kontrollin e imtësishëm, policia i ka gjetur poshtë sedijes një sasi kokaine, e ndarë në doza të vogla.

Policia nuk jep përgjigje se ku ishte zona që ky trafikant shpërndante drogën e tij.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditet një rast i drogave të forta në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në lagjen “16 Prilli” Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”./l.m/Fjala

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV