Godet sërish Tare, “Inzagin e njoh më mirë se gruan time”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të mirë të momentit në kampionatin më të madh të futbollit në Itali, Serinë A.

Puna e shkëlqyer që ka bërë te Lazio e ka kthyer Taren në drejtorin e preferuar të medieve vendase, të cilat kanë realizuar një sërë shkrimesh për vlonjatin.

Tare u ka dhënë besim total talenteve të reja dhe ka investuar shumë te ta, por ky kontribut i është kthyer mbrapsht me punën e fortë që ata kanë bërë dhe me rezultatet e larta.

Një nga mediet më të mëdha në Itali “Corriere dello Sport” ka realizuar një intervistë me shqiptarin, ku ka pasur dhe batuta mbi trajnerin e Lazios Simone Inzagi. Tare ka thënë për teknikun e të kaltërve se më mirë njeh atë se gruan e tij.

“Nuk surprizohem aspak nga Simone. E njoh më mirë se njoh gruan time. E njëjta gjë edhe për të, njihemi prej 15 vitesh.”-ka thënë duke qeshur drejtori sportiv i Lazios.

Më tej, vlonjate ka folur për ecurinë e klubit dhe premisat e së ardhmes, ku ka theksuar se synimi kryesor është Liga e Kampionëve.

“Kjo është Lazio e së ardhmes, një formacion që vjen si rezultat i punës së shumë njerëzve. Merita e rezultateve pozitive, nuk është e imja, e një ose 2 personave, por e përpjekjeve të bëra nga të gjithë ata që punojnë për këtë klub. Tani jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Duhet të ruajmë standardin e performacës deri në fund, për të arritur objektivat tona.

Objektivi i Lazios është kualifikimi në Champions. Është herët për të folur për më shumë, të shohim se në çfarë situate do të jemi në 3-4 javët e fundit.”-shtoi ai.

Lexo edhe :  E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Tare theksoi se nuk priten lëvizje të mëdha nga janari, pasi sipas tij klubet nuk kanë ndërmend t’i lënë t’u ikin nga duart lojtarët e mirë.

“Në janar tregu nuk ofron mundësi të mëdha sepse skuadrat që kanë lojtarët më të mirë i mbajnë ata”-tha ndër të tjera shqiptari./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV