Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë. Vendimi vjen në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Çështja ka nxitur debate të forta politike dhe institucionale, ndërsa mbrojtja e Veliajt pritet të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Pas një seance që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi vjen pas kërkesës së SPAK, që e akuzon atë për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me një çështje të rëndësishme hetimore.

Gjykata e Posaçme ka vendosur që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të qëndrojë në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie. Vendimi u dha pas një seance disa orëshe, ku u dëgjuan argumentet e palëve.  Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në “detyrim paraqitje”, ndërsa për Erion Veliajn është propozuar garanci pasurore.  Avokati Ermir Beta, në një deklaratë tha se ka kërkuar një masë më të butë për Veliajn, duke argumentuar se “garancia pasurore do të ishte më e përshtatshme”.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se ende nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arrestimin e tij. “Jam një kryetar bashkie i zgjedhur nga populli i Tiranës dhe kam kryer detyrën time. Kam sakrifikuar familjen, duke punuar edhe të shtunave, të dielave dhe gjatë festave.

Por, në këtë vend, kush punon bëhet objekt sulmi,” tha ai. Lidhur me vilën në Qerret, Veliaj theksoi se ajo nuk është në pronësinë e tij dhe se prania e lodrave të fëmijës është e natyrshme, pasi bashkëshortja e tij është fëmijë i vetëm dhe shtëpia i përket vjehrrës.  Nga ana tjetër, prokuroria argumentoi se sendet e gjetura në vilë, përfshirë veshje me kode unike, buzëkuq dhe bizhuteri, ishin personale.  Në vijim të seancës, Elman Abule, i cili ndodhet në arrest me burg, kërkoi ndryshimin e masës në garanci pasurore.

Fatmir Bektashi kërkoi që masa e detyrimit të zhvendosej në të njëjtën ditë me angazhimet e tij për çështjen “Partizani”. Ndërsa Meriman Palushi propozoi që detyrimi për paraqitje të reduktohej në dy herë në muaj, duke argumentuar se paraqitja javore është e papërshtatshme.Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenët e përfshirë nisi në orën 13:30 dhe përfundoi në orën 19:20.

Lexo edhe :  Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi...

Pas kësaj, gjyqtari Erjon Bani u tërhoq për vendim, pasi dëgjoi argumentet e avokatëve mbrojtës dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra më 9 shkurt 2025.  Prokurorët e SPAK këmbëngulën se ekzistojnë fakte dhe dëshmi që justifikojnë masën më të rëndë të sigurisë.

Vendimi i Gjykatës ka shkaktuar reagime të shumta politike dhe institucionale. Partia Socialiste e ka cilësuar masën e arrestit si një sulm politik ndaj një prej figurave kryesore të saj, ndërsa opozita e ka përshëndetur si një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Me këtë vendim, Veliaj do të qëndrojë në paraburgim në pritje të vijimit të hetimeve. Ndërkohë, mbrojtja e tij pritet të ankimojë masën në Gjykatën e Apelit.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e arrestit në burg. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxe, për të cilën rëndojnë të njëjtat vepra penale, ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj u shoqërua nga punonjës të policisë së shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga Bashkia e Tiranës në drejtim të policisë, ku do të qëndrojë i izoluar derisa të dalë përballë gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë qe iu caktua në mungesë.

Masa arrest në burg u lëshua edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori. Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u vu në pranga kryebashkiaku Veliaj.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV