A po punon koha dhe fati për Bashën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Mënyra sesi bëhet politikë sot ka ndryshuar nga ajo lloj mënyre sesi është bërë politikë deri më tani. Që do të thotë se si zakonisht mandati i dytë i qeverive të deritanishme ka qenë vrastar dhe lodhës dhe të gjithë politikanët dilnin aq të ngopur nga pushteti sa nuk bënin as edhe më të voglën përpjekje për të rituar zgjedhjet. Ishkryeministrit Nano ia humbi zgjedhjet në Tiranë Ministri i Brendshëm i asaj kohe, që humbi turpshëm në kombinat, por ai vetë dukej se nuk kishte më asnjë interes të vazhdonte. Dhe, mënyra protokollare sesi e priti pasardhësin e tij e demonstroi më së miri këtë.

Ish-kryeministrit Berisha ia humbi tepria dhe mungesa totale e vizionit, që në fund të mandatit lluan t’ia numëronin dhe orët e ikjes. Kryeministrit Rama që duket se ndryshe nga paraardhësit nuk po dorëzohet në fund të mandatit të dytë, jo thjesht prej ngopjes me pushtet, po prej sdave të jashtëzakonshme natyrore që po përballet. Problemi është se ai ka gjasa të mposhtet realisht prej lodhjes së publikut me të. E para për fajin e tij, një e tillë që përcillet si trashëgimi dhe nga z.Berisha që bënte protagonistin kudo dhe e dyta nga gjendja ekonomike dhe largësia e objektivave të premtuara të kryeministrit me realitetin. Dhe, më keq akoma, është edhe realiteti i pashmangshëm i vlerësimeve ekonomike që do të bëhen pas daljes nga pandemia, që me shumë siguri nuk do jenë aspak të mira për Shqipërinë.

Pikërisht, me instinktin që ka kuptuar, z. Basha po ndërton dhe strategjinë e tij, duke shmangur zërin e fortë dhe përballjet e egra në media. Po mundohet të zgjedhë një narracion të zgjedhur dhe mbi të gjitha shumë kujdes në ato që artikulohen për Covid-19. Kuptohet se individë dhe personazhe të tjera vazhdojnë të mbajnë kreshendo ligjërimin kundër tij por një gjë dihet qartë: ai po monitoron me kujdes kohën dhe mënyrën e zgjedhjeve, që mbetet e fundit mundësi për të dhe fatin që pak herë e ka braktisur në karrierën e tij polit.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV