Koha për t’u kthyer në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elisa Dedja

Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë së kthimit në shtëpi. Një kthim që dikur dukej si një hap pas, sot po shihet si një zgjedhje e vetëdijshme për një jetë më të qëndrueshme dhe më të mbushur me vlerat që, pavarësisht gjithçkaje, nuk i kemi humbur.

Është e vërtetë që propaganda vijon të ushqejë narrativën e largimit. Madje, edhe ata që ende nuk e kanë provuar emigrimin flasin për ikje si zgjidhjen e vetme. Por kur dëgjon ata që kanë kaluar vite jashtë, realiteti del ndryshe. Nuk është më një ëndërr e mbështjellë me idealizma.

Është një përditshmëri e lodhshme, e ndërtuar mbi një stres konstant, mbi kosto jetese që rriten pa pushim, mbi një sistem që të detyron të paguash edhe për ajrin që merr frymë. Nëse dikur llogaritja ishte e thjeshtë, paga më e lartë, jetë më e mirë, tani shumë po kuptojnë se numrat nuk janë gjithçka. Po, rroga mund të jetë më e lartë, por çfarë vlere ka kur çdo qindarkë e fituar harxhohet në taksa, fatura dhe shërbime që janë të ftohta e burokratike?

Ajo që më godet më shumë në këto biseda është një ndjenjë boshllëku që përshkon fjalët e tyre. Flasin për mungesën e familjes, për një shoqëri që funksionon si mekanizëm, ku gjithçka matet me produktivitetin, ku nuk ka kohë për të ndalur, për të jetuar, për të ndjerë.

E në këtë zbrazëti, gjithnjë e më shumë po rritet dëshira për t’u kthyer. Jo vetëm për veten, por për fëmijët e tyre. Sepse jeta mund të ketë sfida kudo, por një fëmijëri e kaluar mes gjyshërve, prindërve, dhe një rrjeti social që nuk është vetëm virtual, nuk ka çmim.

Lexo edhe :  Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Shumë prej tyre po e kuptojnë se Shqipëria, pavarësisht sfidave, ka ende një vlerë që shumë vende e kanë humbur: – familjen si bazë të shoqërisë. Po, jemi ende në një periudhë tranzicioni, me një drejtësi që po kërkon rrugën e saj dhe një ekonomi që po përpiqet të stabilizohet. Por në mes të kësaj lëkundjeje, ne kemi një shtyllë që nuk është rrëzuar ende: lidhjen e fortë familjare.

Për disa, kjo është arsye e mjaftueshme për t’u kthyer. Për të tjerë, është një arsye për të mos u larguar fare. Dhe ky është ndoshta ndryshimi më i madh mes asaj që ishte dje dhe asaj që po ndodh sot. Dje, ikja shihej si një rrugë pa kthim.

Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë se kthimi nuk është dështim. Është një zgjedhje e vetëdijshme për një jetë me më pak stres, më shumë përkatësi dhe me një ndjenjë që emigracioni nuk e jep dot: – ndjesinë se je në shtëpi./K.K

Të fundit

Ja pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u...

Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det

Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës. Ata kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe me...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet...

“Ndërtimet mbi pronën e tjetrit i kemi peshqesh nga këneta”, Rama: Kur morëm detyrën….

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2...

Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto shtëpi mund të shfrytëzohen nga...

Lajme të tjera

Web TV