Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit.

Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin në listën e destinacioneve europiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024.

“Sipas WEB.DE, Shqipëria ofron një kombinim unik të qyteteve historike, fshatrave tradicionale dhe peizazheve mbresëlënëse, duke e bërë një destinacion tërheqës në hartën turistike të Mesdheut, ku përveç Tiranës vibrante, sugjerohen patjetër Gjirokastra dhe Berati, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

 

Me rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve, ata që dëshirojnë ta shijojnë ende në qetësi duhet ta planifikojnë udhëtimin sa më parë, sugjeron media gjermane në prag edhe të nisjes së ITB Berlin ku Shqipëria është Vendi i Nderit”, ka shkruar Rama krahas artikullit të medias./k.k

Të fundit

E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtarja dhe kompozitorja e njohur (Emri+Foto)

Këngëtarja dhe kompozitorja e madhe, Roberta Flack, e njohur për performancën e saj ‘Killing me Softly’, ka dhënë frymën...

‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028!/ Duhen zbatuar 134 projekte

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përveç përshtatjes legjislative, e realizimit të reformave të kërkuara nga BE, ka edhe një faturë të majme financiare. Qeveria...

Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

Nga Eduard Zaloshnja Deri më tani janë miratuar nga KQZ rreth 178 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar. Kuptohet që shumica e tyre janë...

Kërkohet rritja e çmimit të energjisë

Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë...

Lajme të tjera

Web TV