Teste serologjike për 440 mjekë, MSH: Niveli i pozitivitetit 11,2%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin testimet serologjike për të kuptuar ecurinë e koronavirusit në vendin tonë. Flet për gazetën “Fjala”, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi: Vëmendje maksimale te validimi i testit

Nga Ina Allkanjari

Shtete të ndryshme në botë prej disa kohësh po rrisin numrin e testeve serologjike për të evidentuar se sa për qind e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa anti-Covid. Në lidhje me aplikimin e këtyre testeve serologjike në Shqipëri, ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë publikoi për herë të parë rezultatet. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, deklaroi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, dhe se në vendin tonë gjithçka është në fazën fillestare, pasi aktualisht janë bërë vetëm 440 teste në personel mjekësor.

“Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj Covid-19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11,2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë”, u shpreh Eugena Tomini.

Më tej Tomini theksoi se në një fazë të dytë do të nisë testimi masiv në popullatë për të zbuluar se sa për qind e kanë kaluar sëmundjen e koronavirusit, në atë që në gjuhën shkencore njihet si testi serologjik.

Ndërkohë në një prononcim për gazetën “Fjala”, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, profesor Andi Koraqi, u shpreh se analiza serologjike është e rëndësishme, pasi shërben për të zbuluar gjurmët që lë ky virus kur hyn në organizëm.

Lexo edhe :  Shuhet Krypeshkopi Janullatos, Rama: Ngushëllime për gjithë komunitetin ortodoks

“Diagnoza e sëmundjeve infektive realizohet me dy mënyra: duke zbuluar shkaktarin infektiv në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duke zbuluar apo evidentuar gjurmët që lë ky shkaktar në organizëm. Në rastin e Covid-19, RT-PCR shërben për të zbuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë praninë ose jo të virusit SARS-Cv-2 në organizëm, analiza serologjike shërben për të zbuluar antitrupat IgG dhe IgN që mbeten në organizëm edhe pasi virusi nuk është më prezent në organizmin human”, u shpreh Koraqi.

Sipas tij, këto teste do të përdoren për të vlerësuar se sa janë prekur nga Covid-19, grupet në risk si stafi mjekësor. Por, duke qenë një virus i ri vëmendja maksimale momentalisht është drejtuar te validimi i testit.

“Duke qenë një virus dhe test i ri, fillimisht theksi është vënë te validimi i testit, siç rekomandon edhe wHO dhe ECDC, që validimi i testit të bëhet edhe lokalisht. Ndërkohë që ka filluar dhe do të vazhdojë testimi i personelit shëndetësor. Në një fazë tjetër, pasi të analizohen të dhënat e marra nga testimi i personelit shëndetësor, do merret vendimi për vazhdimin e testimit në grupe të tjera individësh.”

I pyetur lidhur me deklaratat e dhëna së fundmi se Covid-19 ka hyrë Shqipëri para muajit mars, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë u shpreh se mjekësia është shkencë që bazohet në evidencë dhe evidenca e parë e besueshme për praninë e Covid-19 është në 7-8 mars.

Të fundit

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të...

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e fundit të kësaj faze, teksa...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Lajme të tjera

Web TV