Banka e Shqipërisë, 1.9 miliardë lekë për “fondin e garancisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krijohet fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme në institucionet financiare. Fondi duhet të arrijë vlerën 6,5 miliardë lekë brenda vitit 2027

Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme, i cili mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për plotësimin e nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme apo për kompensimin e humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje po ashtu të jashtëzakonshme, është shtuar me 654 milionë lekë deri në fund prillit të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për tri vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në nivelin e rreth 1,9 miliardë lekëve. Sipas afatit të përcaktuar në ligj, ky fond specifik duhet të arrijë vlerën 6,5 miliardë lekë brenda vitit 2027. Për plotësimin e këtij niveli të synuar, gjatë vitit 2020 kontributi vjetor i sektorit bankar u përllogarit në vlerën 654 milionë lekë. Kontributi vjetor u pagua i plotë, në mënyrë proporcionale nga të gjitha bankat, brenda datës 30 prill 2020.

Kur dalin nga banka këto para

Sipas ligjit në fuqi, fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë. Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve. Ai mund të përdoret edhe për plotësimin e nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve. Gjithashtu, fondi mund të preket nga Banka e Shqipërisë për blerje të aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve. Një tjetër zë që mbulon është edhe kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme apo mbulimi i shpenzimeve për administrimin e saj.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nisma

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 me qëllimin e zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë. Në zbatim të ligjit nr.133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, brenda vitit 2027, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0,5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë. Bankat paguajnë kontribute të rregullta vjetore, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit. Sipas afatit të përcaktuar në ligj, Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme duhet të arrijë vlerën 6,5 miliardë lekë brenda vitit 2027. Për plotësimin e këtij niveli të synuar, gjatë vitit 2020, kontributi vjetor i sektorit bankar u përllogarit në vlerën 654 milionë lekë. Kontributi vjetor u pagua i plotë në mënyrë proporcionale nga të gjitha bankat e sistemit bankar, brenda datës 30 prill 2020. Në njoftimin e Bankës së Shqipërisë mësohet se në bazë të pasqyrave financiare të certifikuara për dhjetorin 2019, mjetet financiare të fondit shënuan vlerën 1,3 miliardë lekë. Pas mbledhjes së kontributit për vitin e tretë, mjetet financiare të Fondit të Ndërhyrjes u rritën në nivelin e rreth 1,9 miliardë lekëve, si rezultat i kontributeve vjetore të bankave të mbledhura në tre vite (2018-2020). Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë./Fjala.al

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si...

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali Berisha për fushatën e tij,...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

“Humba ndjenjat dhe…”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai...

Lajme të tjera

Web TV