Tërmeti, shtëpitë e reja do të bëhen me parafabrikate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, ministrja Elva Margariti, bëri të ditur se shtëpitë e reja që do të ndërtohen pas tërmetit do të bëhen me parafabrikate.

Tipologjitë  e banesave, mendojmë se do të jetë një tipologji për ta kthyer në modele ligjore. Përveç aspekteve të strehimit kemi dalë me tre modele 1+1, 2+1 dhe 3+1. Teknologjia e parafabrikateve është e duhura dhe jep rezultate të shpejta dhe që i përgjigjet nevojës sizmike. Këto janë studime paraprake dhe këto do të jenë topologjitë për qendërzim rural dhe do të jenë të uniformuara” tha ministrja.

Ndërsa sekretari i Komitetit të Rindërtimit, Ilir Hoxholli, u shpreh se bashkë me ministren kanë negociuar për uljen e çmimit dhe përfshirjen e transportit nga do të sillen. Ai theksoi se cilësia do të jetë e njëjtë sikur përdoret në SHBA dhe BE.

Mbi 10 mijë banorë në zonat rurale që janë prekur nga tërmeti do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër, ndërkohë që 3613 janë të sistemuar në hotele. Kryeministri Edi Rama, deklaroi në mbledhjen e tretë të Komitetit të Rindërtimit se brenda janarit duhet të nisë puna për ndërtimin e banesave në zonat rurale.

Objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2020 të gjitha ata që jetojnë në fshat dhe u është shembur banesa, të kenë shtëpitë e reja, ndërsa deri në fund të vitit 2021 të ketë filluar akomodimi i banorëve që sot janë me qira në zonat urbane.

Të fundit

Simptomat që tregojnë se vuani nga ankthi

Është më se normale që të folurit në publik apo mungesa e stabilitetit financiar t`ju bëjë të ndiheni të...

Gazeta greke ‘Kathimerini’: Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” në një artikull të saj shkruan se Athina dhe Tirana po i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre. Gazeta më e...

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Shfaqja e aplikacionit të inteligjencës artificiale me bazë në Kinë DeepSeek bëri që aksionet të bien të hënën për shumë gjigantë të teknologjisë amerikane , duke...

Polonia përballë krizës demografike, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve

Sipas mediave lokale, shkalla e lindjeve në Poloni ka shënuar një rekord të ulët ndërsa kriza demografike e vendit po thellohet. Duke cituar Autoritetin...

Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale...

Lajme të tjera

Web TV