“Gabimi” fantastik i Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta e vitit 2019 e gjeti vendin në një krizë të thellë ekonomike. Qeverinë, parlamentin dhe pushtetin lokal, ajo vjeshtë, e prezantoi hapur pa legjitimitet dhe me portret të errët në raportet e organizmave ndërkombëtare.Kriza e besimit në shoqërinë shqiptare kishte arritur pikun vlues të saj.

Në rrethana të tilla, lëvizjet e opozitës dhe paraqitja e platformës qeverisëse, që Lulzim Basha po prezantonte me grupe interesi, dëshmonin një superioritet dhe revansh të opozitës.

Tërmeti i Dt. 26 nëntor krijoj realitete të tjera në jetën e vendit.

Qindra viktima, mijëra persona me shtëpi të pabanueshme, ekonomi e paralizuar.

Përballë fakteve të tilla, Kryetari opozitës ndryshoi strategji. Lajtmotiv i Tij dhe opozitës u bë humanizmi.

Deklarata e Bashës: “ Në fatkeqësi kërkohet solidaritet, jo sukses” u përqafua nga gjithë faktorët kundërshtues dhe kritikë ndaj qetësisë.

Qeverisë ju la kohë dy muaj për ta menaxhuar krizën natyrore. Pra, muajt dhjetor dhe janar.
Në fakt ishin 65 ditë dimërore, të cilat vërtetuan se qeveria e bënte paradën e ditës me këmishë nate apo krejt lakuriq. Shkurti i vitit 2020,sigurisht, nuk do të ruante statukuonë.

Opozita, pasuruar me të tjera argumenta mbi paaftësinë e qeverisë dhe korrupsionit galopant, filloj aksionin e saj kushtetues.

Pandemia. . .

Panik dhe fakte

Ekspertët e atashuar pranë Partisë Demokratike të parët vunë alarmin për t’i paraprirë katastrofës.

Qeveria vuri tellallët e talljes dhe shpërfilljes.

Fatkeqësisht, prognoza e publikuar nga mikrofonat e selisë blu, brenda 10 ditësh u faktuan si real.

Qeveria e dorëzuar, në makthin e së prekshmes, ju binte trumbetave zhurmuese.

Ka një shprehje të vjetër latine që thotë:” humnera, humnerën ndjell“. Për të shmangur këtë humnerë, që na gllabëronte të gjithëve, reagoi Shefi i Opozitës, Basha. Ai, zyrtarisht dhe publikisht, deklaroi se ndërpriste çdo aktivitet politik. Slogani i ri ishte: ” Gjithë energjitë tona, në ruajtje të jetës”

Ky ishte “gabimi” fantastik i Lulzim Bashës.

Pati kritika pa fund për ndryshimin e kursit të Tij.

Asnjë mëdyshje nuk shfaqi lidershipi i opozitës në qëndrimin e ri.

Lëvizja e opozitës u ravijëzua si :

1- Opozitë konstruktive dhe tejkaluese.

Ajo dëshmoi vizion, qartësi, humanizëm dhe patriotizëm.
Fakti, që vërteton këtë pohim, është pozicionimi paekuivok në funksion të ruajtjes së popullatës. Tejkaluese sepse shkeli mbi interesa të saja kushtetuese opozitare.
E gjitha mbi parimet e konservatorizmit dhe përgjegjësisë kombëtare.

Lexo edhe :  Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

2 – Opozitë orientuese.

Gjithë burimet e saj shkencore dhe të ekspertizës i vuri në dispozicion të përballimit të krizës humanitare, ekonomike dhe të sigurisë.
Propoganda e qeverisë u zhbë, por jo kokëfortësia e saj.
Këmbëngulja e Bashës ishte ajo që fitoi mbi nervozizmin qeveritar.

3 – Opozitë imponuese.

Po, opozita u imponua si alternativë e besueshme dhe e vetme.
Idetë dhe platformat e prodhuara nga departamentet e opozitës u implentuan nga qeveria si zgjidhje të arta.

Bëhet fjalë për paketat ekonomike dhe shëndetësore. Nuk duhet harruar se politikbërësit rrogëtar të shtetit dëshmuan shterpësi dhe paaftësi përballë furtunës shumëplanëshe.

4 – Opozitë monitoruese.

Në dy muaj e pak ditë, opozita ka monitoruar çdo lëvizje të organeve të ngarkuar për administrimin e krizës.

Kriza e madhe polli ngërçe të tjera siç mund të përmendim rastet e emigrantëvë të bllokuar në kufijtë shtetëror, apo qindra bashkëatdhetar të mbetur qyteteve të Evropës në pamundësi riatdhesimi.

Basha i mëshoi këtyre çështjeve pa pushim dhe si prioritet ligjor, kushtetues, human.
Në këtë periudhë, qeveria ka prodhuar vetëm ligje në letër dhe dekrete virtuale.
Ka një aksiomë historiani romak,Taciti : ” Sa më i korruptuar një shtet, aq më të shumta i ka ligjet”.

Kjo s’ka nevojë të interpretohet.

5 – Opozitë denoncuese.

Kjo periudhë krijoi një pauzë në politikën aktive, por nuk qe muaji mjalti.
Opozita ka denoncuar çdo aferë me fondet publike, kapërcimin e etapave dhe apatinë në trajtimin e rasteve të ndryshme.

Pyetja është : Çfarë prodhuan këto 10 javë ?

Efektet e krizës ekonomike ndihen sot dhe disa vite do të duhen për të ardhur përsëri në start.

U rrënua çdo butafori qeveritare e ngritur mbi propogandë.
Këto 70 ditë , gjithë shigjetat e hedhura mbi Bashën, për mënyrën si udhëhoqi opozitën, shkuan në hapësirë boshe.

Kishte shumë zëra kritikë që e stigmatizuan qëndrimin e Tij si jo të drejtë, patericor dhe gabim të rëndë në strategji.

Ama perceptimi popullor dhe opinionet e tjera e shndërrojnë këtë lëvizje në “Splendide mendax (lat) – Gabim fantastik”

Në mënyrë lakonike po e përmbledh gjithë analizën;

Kjo kohë ishte prova ku opozita u vlerësua me notën :

Gati për pushtet !/ Nga: Albert Avduli

Të fundit

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Lajme të tjera

Web TV