Pas anulimit të turit, Taylor Swift jep koncert online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turi i koncerteve të Taylor Swift ,i quajtur “Lover Fest” u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, por gjithsesi do të mund ta ndiqni atë online.

Mediat amerikane kanë mësuar se koncerti i Taylor Swift do të transmetohet online, nga Parisi.

“Koncerti i Taylor Swift, ‘Lover Fest’ do të transmetohet online në rrjetin social të këngëtares, më 17 maj” ,bëhet e ditur zyrtarisht.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një udhëtim të këngëtares drejt Parisit, por ajo vetë ka shpjeguar se do të transmetohet live koncerti që ajo ka realizuar në kryeqytetin francez në shtator të vitit të shkuar, në teatrin “L’Olympia”. Deri më tani, ky është koncerti i vetëm i këngëtares.

Ajo kish zgjedhur të pushtonte për pak javë deri sa të niste në maj turin e koncerteve në SHBA dhe Evropë, por tashmë turi është anuluar për shkak të pandemisë dhe Swift është karantinuar në shtëpinë e saj./Burimi: CNN

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV