Zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë? Manastirliu: Tymi del nga koka e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të Bashës duke mohuar zjarrin në zyrat e institucionit që ajo drejton.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Manastirliu shkruan se tymi i zjarrit imagjinar po del nga koka e kreut të Partisë Demokratike. Më tej me ironi ajo thotë se dikush ti hedhë ujë në sy Bashës që të zgjohet.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë më herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendoi se është vendosur zjarr në zyrat e prokurimeve në katin e 4-t të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim për të fshehur tenderat sekretë të nënshkruar nga Manastirliu.

Të fundit

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

Lajme të tjera

Web TV