‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të sjell një rezultatë përtej parashikimeve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se koalicioni “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ka përballë një kundërshtar që sipas tij është i konsumuar.

‘Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë. Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe për sa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve. Finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësive të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj. Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm. Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet’, tha ai.

Lexo edhe :  Përmbyllet procesi i primareve, PD: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre

Po ashtu, Meta ka bërë me dije edhe prioritet që ka Partia e Lirisë për vendin.

‘Jo rastësisht prioriteti ynë i pesë është Shqipëria fuqi eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera: Ndalimi i shpopullimit. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor’, shkruan ai./   S,M

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV