“Nuk më mjekuan siç duhet”, flet aktivistja që dhunua nga policia në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivitstja Ina Kurti, një nga personat që u dhunuar nga policia gjatë protestës në Sheshin Skënderbej ditën e sotme, ka thënë se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Në një video në ‘Facebook’, Kurti shprehet se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve, ndërsa shtoi se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemoragji.

“Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.

Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit. ”-u shpreh Ina Kurti./Fjala.al/

Gepostet von Ira S. Kurti am Samstag, 9. Mai 2020

Të fundit

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

“Malli m’mbyti”/ Kujt ia dedikojnë këngën Xheneta dhe Drenusha?

Pas daljes nga “BBVK”, dy ish-banoret, Xheneta dhe Drenusha janë takuar së bashku. Në “Instastory” kanë publikuar një video në “TikTok”, ku këndojnë një këngë. Në...

Lajme të tjera

Web TV