Gjermanët ‘pushtojnë’ sheshet, kundërshtojnë masat e qeverisë për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

„Hiqeni turizën“, “Rezistencë” – me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Berlin Demonstration Für Grundrechte & Rechtsstaat (picture-alliance/dpa/C. Gateau)Për të drejtat themelore e shtetin ligjor! – Protesta kundër rregullave të Coronës në Gjermani

Nuk respektohej distanca

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën”, „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

Coronavirus - Berlin Demonstration Alexanderplatz (picture-alliance/dpa/C. Gateau)Berlin

Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve./DW/

 

Të fundit

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Lajme të tjera

Web TV