Zbulohet data/ AKEP urdhër kompanive të internetit: Bllokoni aksesin në Tik Tok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit) kërkohet që të bllokojnë aksesin e TikTok brenda datës 13 Mars.

AKEP bazohet në urdhërin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se TikTok do të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa kompania t’i paraqesë Shqipërisë hapa konkrete se si do të luftojë duke bllokuar apo hequr të gjithë materialin e dëmshëm dhe të rrezikshëm që shpërndahet në platformë dhe shpesh ndikon edhe te të rinjtë shqiptarë.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Lexo edhe :  Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën

Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025./e.t

Të fundit

Iku nga koalicioni me PD,Sterjovski dakordësohet me Ramën,do jetë në listën e PS në Korçë

Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste...

Vajza e Monica Belluccit është ylli i një seriali të ri të Netflix

Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel, padyshim që po ndjek hapat e nënës së saj, siç e konfirmoi me rolin e saj kryesor në...

Ervin Demo dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë, do jetë kandidat për deputet

Bashkia e Beratit do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti pasi do jetë kandidat për deputet. Bashkia e...

PD, kjo parti e vogël

Nga ARTUR  AJAZI E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhembeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore,të atyre që janë...

Probleme me frymëmarrjen, gjashtë punonjëse të një magazine paraqiten në spital

Gjashtë punonjëse të një magazine janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore. Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një...

Lajme të tjera

Web TV