Paraja “cash” shtohet në treg, mbi 422 mld lekë jashtë bankave në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në më shumë se 422 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro në janar. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë paraja “cash” e pakontrolluar u zgjerua me 34 miliardë lekë. Ky është ndër nivelet më të larta të shënuara ndonjëherë.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë”, thotw Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.79 trilionë lekë, paraja informale përbën gati 23.6 për qind të totalit. Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Edhe pse Amnistia Fiskale nuk u lejua të miratohej si ligj, në fakt ajo në praktikë ka ndodhur”, shprehet eksperti.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

“Bashkohem me i8nstitucionet ndërkombëtare se një farë efekti mund të ketë, por ne kurrsesi nuk mund të pretendojmë se paraja informale mund të luftohet nga bankat tregtare.”

Kjo “traditë” e pagesave me para në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar. Për këto arsye Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur punën për të kufizuar pagesat me para nën dorë, si një zgjidhje për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në vend./e.t

Të fundit

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Lajme të tjera

Web TV