Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion Veliajt, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Syri mëson se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Veliajt.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije në kushte anonimati se janë disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiaku Erion Veliaj i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.

Gjithashtu ka fakte dhe prova të tjera që lidhen me kryebashkiakun Veliaj, familjaret e tij dhe biznesmenët që ka bashkëpunuar ndër vite.

Nga përgjimet e dhëna si prova nga SPAK që janë lexuar në seanca nga prokurorët dhe janë administruar nga avokatët.

Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. (gjithçka është parë në disa media pranë kryebashkiakut dhe maxhorancës javët e fundit)

Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sipas të dhënave nga brenda seancës, mësohet se emrat që Erion Veliaj përmend në bisedat me vëllain e tij Arbërin janë Mero Baze dhe Carlo Bollino. Sulmet dhe shantazhi ndaj drejtësisë janë qëllimi kryesor i veprimeve nga mediat.

Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO duke treguar se Veliaj po ushtron presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat edhe janë denoncuar simediq të paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit./k.k

Lexo edhe :  Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

 

Të fundit

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë...

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Aulon Naçi zgjidhet në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Aulon Naçi është zgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Përzgjedhja u bë nga një juri, përmes një procesi konkurrimi...

Iku nga koalicioni me PD,Sterjovski dakordësohet me Ramën,do jetë në listën e PS në Korçë

Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste për të qenë në listën e Korçës. Vasil Sterjovsi...

Vajza e Monica Belluccit është ylli i një seriali të ri të Netflix

Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel, padyshim që po ndjek hapat e nënës së saj, siç e konfirmoi me rolin e saj kryesor në...

Lajme të tjera

Web TV