Ish-kryetarja e PD, aktualisht drejtuese e Diasporës në PD, Jozefina Topalli deklaron se ende nuk e ka të qartë renditjen dhe pozicionimin e saj në listta e PD për zgjedhjet e 11 majit.
E ftuar në Ora News, ajo tha se se listat ende nuk janë mbyllur dhe se ende nuk e di ku do kandidojë për deputete.
“Nuk e di. Unë I dëgjoj në media. Dëgjoj se njëherë jam në Elbasan, njëherë jam në Shkodër e njëherë në Tiranë. Nuk e di, nuk janë mbyllur listat.
Unë jam shumë mirënjohëse nëse do jem në listë për të qenë deputete. E ndjej që është diçka që di ta bëj. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e procesit të vendimarrjes.
Përpilimi i listës është një process që nuk është I lehtë. Sepse ajo listë nuk është thjesht në rënditje emrash. Ajo duhet të ketë njerëz me integritet“, u shpreh Topalli. / S.M