Imami Ilir Curri, u ka bërë apel politikanëve që të qendrojnë larg fesë dhe mos fusin përçarje mes shqiptarëve.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj rreth deklaratave të fundit politike ku palët pretendojnë se në disa qarqe po kandidohen vetëm njerëz që i përkasin vetëm një përkatësie fetare, duke anashkaluar pjesën tjetër, Imami Curri tha se kjo do të thotë të hapësh “Kutinë e Pandorës”.
Ai kërkoi që politika mos fusë sherr mes shqiptarëve, pasi Shqipërinë Myslimanët e ndërtuan bashkë me vëllezërit Katolikë dhe Orthodoksë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka patur një tjetër ragim, ëhstë drejtuesi i Qarkut ët Korçës, Zoti Kaso i cili thotë se Rama dhe peleshi kërkojnë të fusin përçarjen fetare, tre kandidatë Orthodoksë në lista të mbyllura, për ta myslimanët nuk ekzistojnë, kjo nuk është hera e parë që ndodh?
Curri: Çështja fetare është një “Kuti Pandore” e cila nuk duhet të hapet e as të përdoret, kjo për qetësinë dhe sigurinë e vendit tonë. Ne jemi të ekuilibruar sa i përket raporteve, myslimanë, orthodoksë, katolikë në këtë vend. Të prishësh balancat qogftë dhe përmes retorikës politike janë të dëmshme. A ka një diskriminim të myslimanëve të këtij vendi në listat për kandidatët për deputetë, kjo edhe nëse do të kishte, ëhstë e paqëllimshme. Ne si si myslimanë, e kemi ndërtuar këtë vend bashkë me vëllezërit tanë orthodoksë dhe katolikë.
Borakaj: Është e paqëllimshme?
Curri: Për mua ëhstë e paqëllimshme. Sepse si vendose Hasanin që pi raki që s’ka lidhje me Islamin, si vendose Pjetrin njësoj është. Fryrja e diferencimeve është e pavend.
Borakaj: Kur të pyes sa e paqëllimshme është në zgjedhjet e kaluara disa eksponentë të opozitës në qarqe të caktuara ku popullsia ishte Orthodokse thoshin nuk kishte othodoks.?
Curri: Pranvera unë nuk di që PS dhe PD të ngrenë flamuj fetarë. Shqiptëria është laike, shteti është laik, atyre rregullave të laicizmit duhet t’i përmbahen këta. Ti nuk ke sesi në një vend ku janë të gjithë si në Mirditë, të çosh një Tirans, apo një nga Shkodra të çosh nga Përmeti./ S,M