Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të ushqimit që konsumonte, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Kultur vdiq më 7 mars pas tre muajsh shtrimi në spital për probleme me lëvizjen dhe sistemin e frymëmarrjes.
24-vjeçari ishte bërë i famshëm në Turqi për videot mukbang në të cilat krijuesi konsumon sasi të mëdha ushqimi teksa bisedon me ndjekësit e tij./ S.M