Braçe: ‘Tërbimi’ im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritikat e forta që deputeti socialist Erion Braçe shprehu dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave kanë ngjallur reagime të shumta në media, të cilat, në disa raste, e kanë interpretuar atë si një “tërbim” të Braçes për faktin se nuk do të jetë pjesë e listës së sigurt të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas disa raportimeve, kjo mund të ketë qenë një shenjë e frustrimit dhe shqetësimit nga ana e tij për pozicionin e tij në strukturat e partisë dhe për të ardhmen e tij politike.

Megjithatë, Braçe e ka mohuar në mënyrë kategorike këto aludime në një reagim të tij në rrjetet sociale. Në këtë reagim, ai ka theksuar se nuk ka luftuar kurrë për interesat e tij personale apo për “karrige”, por ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve, veçanërisht të bujqësisë.

Braçe ka sqaruar se prioriteti i tij ka qenë gjithmonë të ndihmojë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe jo të bëjë llogari për pozitat politike. Ai ka rikujtuar se, në këtë moment të veçantë, ai është i angazhuar për çështjet që prekin drejtpërdrejt bujqësinë dhe zhvillimin e saj, duke e konsideruar atë një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

“UNE I TERBUAR PER LISTEN?

Shqetesimi im nuk ka qene kurre vetja, une, karriera ime, karrigia ime; POOOOO, KA QENE PUNA IME SI SHERBIM NDAJ NJEREZVE, PER VITE ME RRADHE FSHATI, BUJQËSIA, POPULLI I FSHATIT E BUJQESISE, PUNA E TYRE, PRODHIMI I TYRE, EKONOMIA E TYRE DHE EKONOMIA E VENDIT KU AJO ESHTE PJESE JETIKE!

KY ESHTE TERBIMI IM DHE ARSYEJA E TIJ!

Mbi te gjitha kur me genjejne!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale./   S,M

Të fundit

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

Në emisionin “Real Story” , Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë...

Prezantohet lista e mbyllur e PS në Tiranë, kryeson Edi Rama

Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës Lista e Mbyllur: Edi Rama Ogerta Manastirliu Elsia Spiropali Lindita Nikolla Taulant...

Ligji e lejon!/ Më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë

3 kryetarë bashkie do jenë kandidatë të PS në listat për deputetë, çka është pasur me dorëheqjen e tyre dhe komandimin në detyrë të...

Lajme të tjera

Web TV