Profesori amerikan: Kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i sociologjisë dhe historisë së mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins të Shteteve të Bashkuara, Alexandre White,  shprehet se përderisa nuk ka asnjë vaksinë për koronavirusin atëherë duhet përdorur mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga sëmundja.Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, White flet për origjinën e karantinës dhe shpjegon se ajo ka qenë një opsion i sigurt në të kaluarën, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Ai propozon që distanca fizike nga njëri-tjetri dhe kujdesi është mënyrë më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Z. White, a funksionon karantina dhe a mund të ndalojë një sëmundje?

Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fillimisht se distancimi social dhe karantina dallojnë. Distancë sociale është ajo që po shohim aktualisht, që po mbahet nga shumica dërrmuese e popullatës në botë dhe që nënkupton lëvizje të kufizuar, distancim nga njëri-tjetri në vendet publike, veshje të maskës dhe kufizime të tjera kontaktesh. Karantina, në njëfarë mënyre, përshkruan më mirë masat e marra nga njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit dhe që përpiqen të menaxhojnë rrezikun e kontaktit të drejtpërdrejtë me sëmundjen. Këta janë njerëz që qëndrojnë ekskluzivisht brenda dhe larg të tjerëve. Historikisht, karantinat kanë qenë një zgjidhje efektive, sidomos kur nuk ka pasur trajtim farmaceutik. Tani me sëmundjen COVID-19, për të cilën nuk kemi ende vaksinë, ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri, në sasi të mëdha.

Për sa kohë duhet të mbahen njerëzit në karantinë, që ajo të jetë e efektshme?

Varet… Në rastin e sëmundjes COVID-19, duhet të shohim që numri i rasteve brenda ditës bie, numri i pacientëve të shtrirë bie. Po ashtu duhet të sigurojmë rritjen e kapacitetit të testimit, për të kontrolluar nivelin e përhapjes së sëmundjes, pasi të hiqet masa e distancimit social. Pra, për të hequr karantinën, duhet të shohim numër më të vogël rastesh.

Kur janë përdorur më herët karantina të shkallës së gjerë?

Historia e karantinës daton nga shekulli 13, kur anijet detyroheshin të ankoroheshin jashtë porteve për një periudhë 40-ditëshe. Kjo ka qenë një lloj mënyre për të menaxhuar përhapjen e një sëmundjeje. Në atë kohë, jo domosdoshmërisht e kanë ditur se sa ngjitëse është një sëmundje apo sa mund të përhapet, por e kanë ditur se një nivel i caktuar i distancës ka sukses në kontrollimin e saj. Hera e fundit kur kemi parë karantina në shkallë të gjerë, ka qenë në vitin 1918, kur është shfaqur gripi spanjoll. Për dallim nga ajo kohë, ne tani jemi më të avancuar në aspektin teknologjik dhe kemi më shumë njohuri rreth mjekësisë, por ngjashëm si tani, edhe atëherë në shumë vende janë aplikuar masa të ashpra të distancimit social. Është konstatuar se ato kanë pasur efekt bukur të madh në kufizimin e përhapjes së gripit. Pra, distancimi social, karantina, mund të jenë të suksesshme dhe kanë qenë të suksesshme në të kaluarën. Tani, derisa nuk kemi vaksinë për koronavirus, është vërtet opsioni më i sigurt dhe më efektiv.

Lexo edhe :  Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Çfarë efekti social dhe ekonomik mund të ketë karantina?

Aktualisht, ka një goditje të madhe ndaj ekonomisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19, e cila i ka ngadalësuar bizneset dhe i ka ndaluar njerëzit të shkojnë në punë. Gjatë kohës së karantinës, [qeveritë] duhet t’iu ofrojnë një lloj mbështetjeje njerëzve që janë të mbyllur ose praktikojnë masa të distancimit social.

Në një artikull të botuar në Hopkins Medicine, keni paralajmëruar për ksenofobinë në kohën e karantinës. Keni në mendje ndonjë rast konkret?

Për fat të keq, këtë e kemi parë edhe në rastin e sëmundjes COVID-19. Në shumë vende të botës ka pasur sulme kundër njerëzve me origjinë aziatike, duke i akuzuar ata rrejshëm për përhapje të sëmundjes. Një shembull tjetër që dua ta sjell këtu është ai i vitit 1901 në Kejp Taun të Afrikës së Jugut, ku epidemia e murtajës bubonike ka prodhuar një karantinë të ndarë në mënyrë racore. Karantina e tillë më pas ka shërbyer si plan për ndarjet racore të qyteteve, para dhe gjatë aparteidit.

Pandemia COVID-19 krahasohet shpesh me gripin spanjoll. A është ky një krahasim korrekt?

Në disa mënyra është, në disa jo. Janë dy sëmundje të ndryshme, por janë përhapur ngjashëm. Ngjashëm, edhe në vitin 1918 [kur është shfaqur gripi spanjoll], ka pasur shumë paqartësi, sëmundja është konsideruar si e re. Nuk ka pasur shumë njohuri se si të parandalohet ose si të shërohet. Përgjigje ka qenë vetëm distancimi social. Sot, ngjashëm përballemi me një koronavirus të ri. Ngjashëm duhet të praktikojmë distancimin social, sepse nuk kemi vaksinë. Por, natyra e biologjisë së sëmundjes tregon se kemi të bëjmë me lloje të ndryshme të epidemive. Dhe, nuk duhet të mbështetemi te pandemia e vitit 1918.

Të fundit

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

“Do jetojmë 150 vite”/ Putin dhe Xi harrojnë mikrofonët hapur, flasin për pavdekshmërinë

Reuters ka publikuar detajet e një bisede të pacensuruar midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, teksa ecnin krah...

Lajme të tjera

Web TV