Pak orë nga hapja e Tunelit të Murrizit, Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot hapet Tuneli i Murrizit, duke e bërë në këtë mënyrë të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pak orë para hapjes e cilësoi këtë tunel një vepër komplekse dhe sfiduese.

Vite, muaj punë e palodhur nga të gjithë skuadrat për një vepër sfiduese infrastrukturore, e cila padyshim mori kohë, por tashmë është gati dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se dita finale. Si kjo dita sot, të gjithë së bashku do të festojmë veprën infrastrukturore më të madhe të verilindjes shqiptare, Rrugën e Arbrit të përfunduar, rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime,” u shpreh ministrja Balluku me një video të rastit të postuar në rrjetet sociale.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje.

Në total, Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi 8,5 km. Me gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat përreth, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore./     S,M

Të fundit

Hapja e Tunelit të Murrizit! Rama: Sot u çlirova nga një makth, mbaroi “Odisea”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në lidhje me pyetjet dhe kritikat, që ata kishin për hapjen e...

“Të hapet dosja e Olldashit”/ Ndocaj: Berisha furnizoi me naftën serbët e Millosheviç

Sali Berisha i shërben interesave antishqiptare prej më shumë se tre dekadash dhe është i lidhur ngushtësisht me to. Për të prevalon interesi personal...

Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

Ervis Iljazaj Të hartosh listat për kandidatë për deputetë të një partie nuk është aspak e lehtë. Është ndoshta nga operacionet politike më të vështira...

SHBA, sensorë që furnizohen me energji nga dheu

Një zgjidhje novatore për të vënë në funksionim një aparaturë nga distanca, përmes përdorimit të proceseve biologjike natyrore si burim energjie, mund t'i ndihmojë...

Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot

Rozana ishte banorja e radhës që u sfidua nga Vëllai i Madh, kur në shtëpi hyri nipi i saj. Ai u ul në divanin e...

Lajme të tjera

Web TV