Ushtria ruse ka pretenduar se ka rrethuar forcat ukrainase ne rajonin e Kurskut, pas një ofensive të befasishme nga ana e Moskës. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e Ukrainës.
Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar përmes një postimi në rrjetet sociale që Moska t’i kursejë jetët e ukrainasve ‘të rrethuar’.
Sipas mediave të huaja, Trump nis duke thënë se ekipi i tij pati “diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë” të enjten.
“Sigurisht që ukrainasit po tërhiqen nga Kursku, ata kishin rreth 35 km xhep për të dalë, ai xhep është ngushtuar sot,” tha Trump.
“Disa ukrainas mund të jenë kapur. Shumica prej tyre, mendoj, ndoshta mund të largohen”, tha ai më tej.
Ne pamë pamjet më herët gjatë javës të trupave ukrainase duke ikur nga ai qytet kyç.
Trump thotë: “Në këtë këtë moment, mijëra trupa ukrainase janë të rrethuara plotësisht nga ushtria ruse dhe në pozicion shumë të keq dhe vulnerabil”.
“Unë i kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që atyre t’u kursehet jeta”, tha Presidenti i SHBA-ve më tej,.
“Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e tillë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zoti i bekoftë të gjithë!”, përfundoi Trump./e.t