Nga Parisi kandidon për Partinë Demokratike në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ethem Aga

 

Falenderimi është pak, bashkë me çdo fjalë tjetër mirënjohjeje ndaj çdo anëtari të thjeshtë të Partisë Demokratike, deri tek drejtuesit e saj. Dëshira ime dhe mbështetja Juaj më kanë rreshtuar në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun Tiranë.
Jetoj mes dy vendeve, Shqipëri dhe Francë. Ika në vigjilje të përmbysjes së sistemit komunist, jo për të “thyer urinë”, por të fitoja LIRINË! Sot, elementi më i shenjtë, LIRIA, të cilën shumë e paguan edhe me jetën e tyre, po shkilet, po nëpërkëmbet, po vritet çdo ditë, jo pak por për 12 vite radhazi.

Në Tiranë u linda, aty u rrita, u formova, nuk e kam harruar kurrë rrënjët ku i kam, paçka se degët janë diku tjetër. Përfaqësoj edhe atë pjesë të madhe të diaporës e cila vuan shpirtërisht teksa sheh vendin e saj që po i shkulen katër shtyllat mbajtëse: Demokracia, Prona, Besimi dhe Familja.

Na takon ne të parëve që kemi privilegjin të përfaqësojmë elektoratin e djathtë dhe jo vetëm, që të japim shembullin për të qenë bindës në atë që premtojmë dhe të rikthejmë besimin se shumëçka do të ndryshojë, sepse ky vend ka përjetuar zhgënjime të mëdha. Padyshim nuk është e lehtë përballë një makinerie poshtëruese që bazohet mbi korrupsionin, krimin, shantazhin dhe propagandën. Po dita është sot t’i themi “JO” këtij mekanizmi që po vret shpresën, sidomos tek të rinjtë që shpëtimin e shohin diku jashtë, duke marrë me vete dhimbjen e ikjes nga familja, dheun ku u lindën, miqtë dhe shokët.

Do të përfaqësoj edhe zonat rurale të gjithë kurorës së Tiranës. E di që varfëria është shtruar në çdo tavolinë të tyre, e di që përbuzen nga pushteti qëndror dhe lokal, e di që u rrëmbehet prona, e di që i mbajnë peng në Hipotekë e çdo zyrë shteti. E di që shantazhohen për një vend pune të ndonjë pjestari të familjes a fis i afërt. Gjithashtu e di që kapadai lokalë të veshur me pushtet kanë 12 vite që mbollën farën e dhunës shtetërore mbi çdo fshatar që ndërtoi një çati, avlli apo ndërroi një dritare. Disa i dënuan, disa i rënduan me gjoba, të tjerë u detyruan të japin nëndorë me dhimbje ato pak të holla për lloj e soj nëpunësish nën petkun e inspektorëve.

Lexo edhe :  Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

Bujku vuan i pambështetur me subvencione, blegtori po ashtu është i mbytur nga produkte importi që vijnë kryesisht nga Serbia, e cila fitoi nga marrëzia e “Ballkanit të Hapur”. Po vuan edhe ai nëpunësi i shtetit dhe administratës që kërcënohet se nëse nuk siguron 30 a më shumë vota nga dispora për pushtetin aktual i rrezikohet ai vend pune, që për të është buka e familjes. Vuan mësuesi kur sheh që klasat i boshatisen me fëmijë që ikin bashkë me prindërit në emigracion.

Ka shumë probleme, por na takon ne të parëve, përfaqësues të opozitës që të bindim çdo qytetar që fillimisht të vrasë frikën, sepse LIRIA sigurohet me çdo çmim. Dhe shembullin të parët duhet ta kemi ne, duke e nisur nga vetja për të parë çdo qytetar në sy dhe t’i tregojmë se kjo makineri shtypëse e propagandës, korrupsioni dhe krimi janë shumë të dobët para çdo qytetari të ndershëm. Sfida na pret, koha është TANI!

Me shumë mirënjohje dhe falenderime, Ethem Aga!

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV