Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil, i cili u arrestua nga zyrtarët e imigracionit.
Protestuesit, të cilët mbanin pankarta dhe veshje me t-shirts të kuqe me mbishkrimin “Hebrenjtë thonë ndaloni armatosjen e Izraelit”, thirrën parullën “Kthejeni Mahmoudin tani!”.
Protesta u zhvillua për të kundërshtuar ndalimin e Khalilit, i cili kishte udhëhequr protestat në Universitetin Columbia në vitin 2024 kundër luftës së Izraelit në Gaza. Policia lokale njoftoi se 98 protestues u arrestuan për akuza të ndryshme, përfshirë hyrje pa leje, pengim të autoriteteve dhe kundërshtim të arrestimit./e.t