BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.

“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, shprehet Sokol Stafa.

Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.

Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

“Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo. Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme”, shton Stafa.

Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Europian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara./E.T

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV