Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Akt anti censure! Është çështje gjeopolitike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, duke theksuar se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar, pavarësisht propagandës që është bërë kundër tij.

Ai e vlerësoi fjalimin e Trump për censurën, duke theksuar garancitë e tij se në SHBA nuk do të kishte censurë. Berisha shtoi se mbyllja e Zërit të Amerikës është një çështje e natyrës gjeopolitike globale, duke e lidhur atë me përpjekjet për të kufizuar shpenzimet dhe shmangur propagandën e tepërt.

Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me censurën, pasi është një ent publik, dhe se nëse mediat private janë të lira, nuk ka censurë.

Sali Berisha: Gjatë mandatit të parë të Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë ajo për censurën, garancitë që tha që në SHBA nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Mendojnë që shpenzimet kolosale të kufizohen posë të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt. Pra nuk ka të bëjë me censurën është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror por nëse janë mediat private nuk ka censurë. Akt anti censure mund ta quaja./.ET

Të fundit

Adoleshentë të vetëpunësuar, milionerë!

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë...

Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka...

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit...

Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është...

Baba Mondi shtron iftar, surpriza për Elisa Spiropalin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u përball me një surprizë në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj,...

Lajme të tjera

Web TV