Temperatura të pazakonta në Shqipëri, ja çfarë thonë meteorologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit, me termometrin që ka arritur nivele tipike për muajt e verës. Në disa qytete të vendit, temperaturat kanë kaluar 25°C, duke krijuar një atmosferë të ngjashme me fillimin e qershorit.

Sipas meteorologëve, këto kushte janë rezultat i një qendre të presionit të lartë atmosferik të vendosur mbi Ballkan, e cila ka sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në territorin shqiptar.

Ndërsa marsi zakonisht shënohet nga luhatje të temperaturave dhe reshje shiu, këtë vit moti është i qëndrueshëm dhe shumë më i ngrohtë se normalja sezonalja.

Ekspertët paralajmërojnë se ky fenomen është një tjetër tregues i ndryshimeve klimatike, të cilat po ndikojnë gjithnjë e më shumë në motin e Shqipërisë dhe të gjithë globit.

Parashikimet për ditët në vijim tregojnë se temperaturat do të mbeten mbi mesataren, duke sjellë një pranverë të pazakontë për vendin./E.T

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV