Rama: “Aleanca për “kënetën” Madhështore”, i ka lënë Kavajës vetëm bufin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se Kavaja ishte lënë në harrese nga Partia Demokratike. Rama shprehet se punët dhe angazhimet e shtuara në Kavajë tregojnë qartë se sa Partia Socialiste e ka çuara përpara qytetin.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, thotë Rama në reagimin e  tij.

Më tej ai shton se Aleanca Madhështore, shkon pranë qytetarëve të Kavajës, vetëm njëherë në katër vjet.

 

Reagimi i plotë:

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma çoi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës. Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit./k.k

Lexo edhe :  Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit!

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV