“Gara e pabarabartë” Braçe: Gati për betejë, po përtyp inatin përjashtues “o unë, o ai”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti, Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për betejë, teksa thekson se “po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues ‘o unë, o ai’”. Më tej ai shton se gara është e pabarabartë.

Reagimi i plotë:
GATI!
EDHE NJE HERE!

DO E BEJ KETE BETEJE EDHE KETE HERE;
DO MARR VOTA ME FYTYRE, KURRE PA FYTYRE!

Nuk kam ministri, ndermarrje, asete, nepunes, te mira publike per te shperndare-I KA NDALUAR LIGJI KETO;
Nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore;
Nuk kam biznesmene, as perpara e as mbrapa,
detyrim ndaj tyre;
Nuk kam televizion, gazete, portal, podcast;

POOOO, KAM PUNE TE BERE DHE DUA PUNE PER TE BERE!
Kam mendje per vizionin e duhur, zemer per ti perfshire te gjithe e ndjere njesoj, gjuhe per te komunikuar me cdokend, kembe per te ecur e shkuar kudo, dore-duar per ti shtrenguar me secilin;

POOOO, KAM PARTINE ME TE MADHE NE VEND,
PARTINE SOCIALISTE, PARTINE TIME-ME TE U BASHKOVA FARE E RI, U RRITA ATY, NUK E PERDORA KURRE PER VETE, NUK E DEMTOVA KURRE, NUK E DEMTOVA KURRE; kurre nuk mori barre prej meje;

JAM SOCIALIST NE TE DHE NUK KAM TURP TA THEM HAPUR, ME ZE TE LARTE, KUDO;
Nuk e kam instrument kariere, lavdie personale, por mundesi per te arritur qellime te mira e te perbashketa ne sherbim te njerezve-keshtu ka qene cdo dite per mua.

DO E BEJ KETE BETEJE NE #TIRANE, me ne fund edhe per Tiranen e madhe-kam 6 jave qe bej dhjetera kilometra ketu.

Lexo edhe :  I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën

Kjo jave ka qene e veshtire. Me eshte dashur te pertyp perfundimisht inatin brutal perjashtues “o une, o ai”, te pranoj nje gare te pabarabarte kur kam vec 6 jave ketu, te shkel mbi ca parime qe i kam te shenjta kur me duhet te konkuroj ne nje strategji jo etike me shoket e mi te vjeter e te rinj.

Ne kaq vite kam mesuar se ka gjera me te medha se kaq;
NJEREZIT, JETA E TYRE NE KETE VEND-MIREQENIA, BARAZIA E MUNDESIVE, PUNA, SHENDETI, SOLIDARITETI, KY VEND DHE E ARDHMJA E TIJ, VLEJNE ME SHUME!

NDAJ PO VENDOS TA BEJ KETE BETEJE NE TIRANE;
Nga Rrogozhina komshie per 12 vite me rradhe-bujqesore e blegtorale, Kavaja po e tille, fshatrat me rradhe-fokusi i nje pune per ta e me ta te paperfunduar ne Kuvend, Tiranen bujqesore si e dyta e Shqiperise po te tille-bujqesore, ne KOMBINATIN ku u linda e kam njerezit e mi te gjakut e jetes se perbashket, kudo ne Tirane ku kam mare gjithe jetes shume mbeshtetje e fuqi, PER TU NDALUR TE #5✋sa, NJESIA SIMBOL E KETIJ QYTETI!/k.k

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV