Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve, të cilët i ka rivalë direkt për titullin.

Ndeshja ka qenë spektakolare, me të dy skuadrat që kanë kërkuar pareshtur të gjenin rrugën e rrjetës e me katalanasit të cilët iu afruan më shumë në pjesën e parë. Por në fundin e saj, ishte Atletico që ia doli të gjente avantazhin, me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga i zakonshmi Julian Alvarez.

Barcelona u hodh në sulm, por u ndëshkua nga një tjetër kundërzbritje, këtë herë me Sorloth si finalizues. Megjithatë, reagimi i shpejtë me golin e Lewandowskit bëri që ndeshja të mbetej e hapur, me katalanasit më ngulmues, ata shënuan barazimin me Ferran Torres dhe më pas mbyllën Atleticon në zonë e vet në pjesën më të madhe të minutave të mbetur.

Goli do të vinte vetëm në shtesë, kur një gjuajtje e Yamal u devijua nga Reinildo duke mashtruar Oblak i cili pa sferën të ndalej në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin 3-2 Barcelonës, Më pas erdhi edhe goli i katërt i Torres i cili vulosi fitoren 4-2  dhe njëkohësisht edhe kreun e renditjes për katalanasit./ D.C

Të fundit

Rikthehen reshjet e dëborës/ Parashikimi i motit i motit për sot, 17 mars 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më...

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve, të cilët i ka rivalë...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

Lajme të tjera

Web TV