Mediat e Kosovës raportojnë se babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi është ndarë nga jetë në moshën 87-vjeçare.
Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pak ditë më parë ai u vizitua nga Hashim Thaçi, i cili u lejua nga Haga për një gjë të tillë. Pas vizitës rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë./e.t