PS prezanton kandidatët për deputetë në Tiranë, Spiropali ironizon opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS në qarkun Tiranës, është shprehur se skuadra “është një kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature”.

“Skuadra është një kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature. Ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë të fantastike. Kanë qenë aty çdo herë për t’i shërbyer qytetarëve çdo herë në komunitetet e tyre, kanë punuar në komisione me dedikim, kanë përballuar seanca që nuk kanë qenë të lehta, shpesh jashtë çdo llj norme të etikës parlamente dhe kanë qenë gjithmonë aty për PS dhe qytetarët, për t’iu përgjigjur. Me Edi Ramën dhe PS nga 2013 deri më sot kemi bërë ndryshime epokale”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se në këto zgjedhje kanë përballë sfidën historike për t’i dhënë mandatin e katërt PS dhe për të integruar Shqipërinë në BE.

Ajo ironizoi opozitën duke thënë se Shqipërinë “nuk mund ta lëmë në dorën e atyre që dhe partinë e tyre nuk e trajtuan me dinjitetin që meriton”.

“Nuk ka nevojë për fjalë të tjera, sepse ajo që kemi përballë është sfida historike për t’i dhënë mandatin e 4 PS dhe për të çuar vendin në BE si dhe për të vazhduar transformimin. Nuk mund ta lëmë në dorën e atyre që dhe partinë e tyre nuk e trajtuan me dinjitetin që meriton, por iu sulën njëri-tjetrit me qysqi e armë të ftohta në selinë e PD, e cila është kthyer në një bunker”, tha Spiropali./k.k

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV