Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Ai ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00.

Karriera e tij filloi pa mbushur 18 vjeç si qendërmbrojtës për Darfo Boario, në fushat e Serisë D, pasi kishte hedhur hapat e tij të parë në ekipet e të rinjve të Milanit. Pas asaj përvoje të shkurtër por domethënëse, karriera e tij vazhdoi në Serinë D, me paraqitje gjithashtu në skuadra të ndryshme milaneze, si Alzanocene, Pro Sesto, Legnano Mezzolara dhe Colognese. Më pas ai përjetoi momente të rëndësishme jashtë vendit, me përvojat në Maltë duke veshur fanellat e Naxxar Lions dhe Marsaxlokk.

Në moshën 30-vjeçare, pasi u tërhoq nga futbolli, Luka filloi një aventurë të re profesionale, duke hapur agjencinë e konsulencës Truck Consult./k.k

Të fundit

Media britanike ‘Express’: Shqipëria, vendi i bukur europian ku po vërshojnë turistët

Vendi i vogël ballkanik, Shqipëria, po shndërrohet shumë shpejt në një destinacion popullor për vizitorët britanikë pasi vendet kryesore...

Në Kinë të lumtur për mbylljen e Zërit të Amerikës: Faleminderit shoku Trump

Një influencer nacionalist e quajti atë “vërtetë shpërblyese.” Një tjetër tha se po qeshte me të madhe. Dhe një editorial i medias shtetërore përshëndeti...

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat...

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 20254

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV