Zgjedhjet/ Meta parashikon rezultatin nga qelia: Në Tiranë 20 mandate, Berati e Korça…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit kandidon në listën e hapur të koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’ në Qarkun e Tiranës, ka bërë një parashikim lidhur me rezultatin zgjedhor.

Meta është shprehur se koalicioni opozitar ka potencialin për të siguruar 20 mandate në kryeqytet, ndërsa ka parashikuar ndryshime të mëdha edhe në qarqe të tjera.

Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare.

Në një intervistë për Syri, Meta shprehet se përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë.

Nga 5-2 për PS-në, ky qark do të shkojë 4-3 për opozitën. Të mos harrojmë se zgjedhjet e fundit LSI ja vodhën mandatin për 75 vota, e kjo ishte marrëveshje e dy palëve. Po kështu, Lefter Maliqi, nga që ishte gënjyer nga Luli, bëri fushatë kundër opozitës. Tani situata është krejt e kundërt.

Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në çdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën. Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë

Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5-2 për opozitën.

Ndërkohë që Qarku i Korçës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë me Dr. Gentian Çala, një personalitet i shkëlqyer jo vetëm i mjekësisë”, shprehet Meta./   S,M

Të fundit

U arrestua një vit më parë në Spanjë/ Lul Berisha pritet të ekstradohet në mesditë

Pasditen e sotme pritet të kryhet ekstradimi i Lul Berishës nga Madridi në vendin tonë. Pavarëisisht së Lul Berisha kundwrshtoi...

Jorida Tabaku takime me diasporën : PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot një viedo-mesazh në rrjetet sociale, ku thekson angazhimin e diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11...

Kreditë për bujqësinë/ Rama: Janë 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla

KUÇOVË– Kryeministri Edi Rama vizitoi një agroturizëm në Kuçovë, ndërsa u ndal tek ndihma dhe garancia sovrane e vendosur për sektorin e bujqësisë. Ai theksoi...

Epoka Berisha, ka mbaruar

Nga ARTUR  AJAZI Mjerë kush nuk e kupton se, koha apo epoka Berisha ka mbaruar. Janë të pafatë apo të pazotë, kjo nuk mund të...

Aksident tragjik në Bërdicë, humb jetën 25-vjeçari me motor

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi motori me...

Lajme të tjera

Web TV