Shpërthen gripi vdekjeprurës i shpendëve në këtë vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit të shpendëve vdekjeprurës H7N9 që nga viti 2017, në një fermë shpendësh, teksa vendi vazhdon të përballet me një lloj tjetër gripi të shpendëve që ka infektuar njerëzit dhe ka çuar në rritjen e çmimeve të vezëve në nivele rekord. Shpërthimi i gripit të shpendëve ka shkaktuar dëm të madh tek tufat e kafshëve në të gjithë botën, duke ndërprerë furnizimet dhe nxitur rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Përhapja e gripit tek gjitarët, përfshirë lopët qumështore në SHBA, ka shkaktuar shqetësime të mëdha midis autoriteteve qeveritare, pasi mund të rrezikojë një pandeminë të re, raporton Reuters.

Lloji më shkatërrues i gripit të shpendëve në vitet e fundit ka qenë H5N1, i cili ka shkaktuar vdekjen e një personi në SHBA. Megjithatë, H7N9 ka rezultuar të ketë një shkallë shumë më të lartë vdekshmërie, duke vrarë afërsisht 40% të atyre që janë infektuar që nga identifikimi i tij për herë të parë në vitin 2013, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shpërthimi i fundit i H7N9 është regjistruar në një fermë me 47,654 shpendë komercialë në Noxeby, Mississippi, sipas një raporti të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve, i cili u publikua sot dhe citon autoritetet amerikane. “Gripi i shpendëve (HPAI) shumë patogjenik H7N9 i linjës së shpendëve të egër të Amerikës së Veriut është zbuluar në një fermë shpendësh komerciale”, thuhet në raport, duke shtuar se po merren masa të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet lokale./   S,M

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV